Përse ky prezervativ i ri kërkon katër duar për t’u hapur?

Nevojiten katër duar për të hapur këtë prezervativ të ri, të krijuar nga një kompani argjentinase në përpjekje për të theksuar rëndësinë e reciprocitetit seksual.

Fun

14/04/2019 23:18

“Pakoja e Pëlqimit” të prezervativëve u krijua nga agjencia ‘BBDO Argentina’, e cila shet lodra për të rritur, si dhe prezervativë, transmeton lajmi.net.

“Nëse nuk është një po, është një jo,” dhe “pa pëlqim nuk ka kënaqësi” thuhet në sloganin e produktit në videon promocionale.

Një tjetër slogan i këtij produkti thotë se “Pëlqimi është gjëja më e rëndësishme në seks”.

“Sistemi unik” i paketës kërkon katër duar – ose dy njerëz – ta hapin atë, duke klikuar katër butona në krye dhe në anët e kutisë në të njëjtën kohë.

Drejtuesit ekzekutiv të BBDO, Joaquin Campins dhe Christian Rosli, thanë në një deklaratë për CNN: “Tulipani gjithmonë ka ofruar kënaqësi të sigurt, por për këtë fushatë kemi kuptuar se duhet të flasim për gjënë më të rëndësishme në çdo marrëdhënie seksuale: kënaqësia është e mundur vetëm nëse ka pëlqim reciprok”. /Lajmi.net/