Përse kjo letër e Ajnshtajnit për Zotin mund të shitet 1.5 milionë dollarë

Letra e shkruar nga Albert Ajnshtajni, në të cilën ai ballafaqohet me konceptin e fesë, do të plasohet në një ankand në Nju Jork të martën.

Fun

04/12/2018 16:11

E ashtuquajtura “Letër e Zotit” është shkruar në vitin 1954 dhe pritet të prekë çmimin deri në 1.5 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.

Shkencëtari fitues i çmimit Nobel, në moshën 74-vjeçare shkroi një shënim një faqe e gjysmë tek filozofi gjerman Eric Gutkind në përgjigje të një prej veprave të tij.

Ajo shihet si një deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.

“Kjo letër shumë e sinqertë dhe private u shkrua një vit para vdekjes së Ajnshtajnit dhe mbetet shprehja më e artikuluar e pikëpamjeve të tij fetare dhe filozofike”, thotë një deklaratë nga shtëpia e ankandit.

“Fjala Zot është për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore”, shkruan ai. “Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive”.

“Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikate, mund të ndryshojë diçka në realitetin tonë”, vazhdon tutje letra.

Përmbajtja e tërë e letrës pritet të bëhet e ditur pas blerjes së saj. /Lajmi.net/