Përse kjo fotografi u shit 250 mijë dollarë

Fotografia e parë e Mekës, e cila u realizua nga orientalisti i famshëm holandez Christiaan Snouck-Hurgonje, u shit për 250,000 dollarë.

Fun

22/05/2019 16:18

“Bilder aus Meka” nga Christiaan Snouck-Hurgon u realizua gjatë punës së tij në Konsullatën holandeze në Jeddah në mes të viteve 1880.

Christiaan Snouck-Hurgon ishte njëherësh dhe studenti i parë perëndimor që iu mundësua të vizitonte Mekën, transmeton lajmi.net.

Thuhet se detyra e tij në Jeddah ishte spuniazhi, sidomos ai ndaj indonezanëve që udhëtonin për në Mekë, për t’i kuptuar më mirë zakonet e tyre islame.

Kjo, pasi Hollanda kishte nisur të shtonte interesat e saj kundrejt Indonezisë. /Lajmi.net/