Përse gratë shtatzëna duhet të hanë kaq shumë çokollatë, e tregon studimi

Një dozë ditore çokollate mund të bëjë mrekulli për fëmijën tuaj të palindur, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Lifestyle

18/12/2018 23:13

Sipas një studimi të kohëve të fundit, konsumi i çokollatës çdo ditë përkthehet në një grumbull përfitimesh për fëmijën e palindur, transmeton lajmi.net.

Hulumtimet e paraqitura në Shoqatën për Mjekësinë Maternale, zbuloi se konsumi i çokollatës në baza ditore do të ketë efekte pozitive në rritjen e fetusit, placentën dhe zhvillimin e përgjithshëm të foshnjave falë një përmirësimi të rrjedhjes së gjakut në trupin e gruas në pritje.

Gjithashtu është sugjeruar që çokollata me një sasi më të madhe të flavanolit, përbërja e gjetur në kakao, mund të përmirësojë rrezikun e pre-eklampsisë.

Pre-eklampsia është një gjendje shëndetësore kërcënuese për jetën që gjenden në nënat vonë në shtatzëninë e tyre.

Ndonëse premtues hulumtimi në saje të përfitimeve nga zvogëlimi i presionit të gjakut dhe përmirësimit të funksionit mendor, ai mbi rolin e flavanoleve mbetet i vazhdueshëm. /Lajmi.net/