Përse asnjëherë nuk duhet t’i rimbushim shishet e plastikës me ujë

Të gjithë jemi fajtorë, por pasojat mund të jenë seriozisht të dëmshme për shëndetin tuaj.

Fun

23/12/2017 14:00

Shumica prej nesh nuk mendojnë dy herë kur rimbushin shishet plastike të ujit. Në fund të fundit, ne e bëjmë për hidratimin personal plus që është miqësore me mjedisin! Nuk ka absolutisht asgjë të dëmshme për një shishe të thjeshtë të ujit, apo jo?

Gabim! Kjo shishe plastike me ujë, mund të sjellë më shumë dëme në trupin tuaj sesa të mira, thonë ekspertët. Pse?

E gjitha i atribuohet Bifenol A (i njohur zakonisht si BPA), një lënde kimike që përdoret për prodhimin e plastikës, ajo është përgjegjëse për problemet tuaja me ujin.

Kjo lëndë kimike e dëmshme mund të qarkullojë përmes ujit dhe shpejt të rritet si një baktere e rrezikshme në çarjet e shisheve. Pasojat që mund të sjellë për shëndetin janë mjaft serioze.

“Disa kimikate që gjenden në shishe plastike mund të kenë efekte në çdo aspekt në trupin tonë“, thonë ekspertët. Ato mund të ndikojnë tek ovulacionin si dhe të rrisin rrezikun e problemeve nga endometrioza dhe kanceri i gjirit, ndër të tjera.”

Një gjë e tillë u provua shkencërisht, gjithashtu! Në një studim të kryer nga Treadmill Reviews, hulumtuesit testuan shishet e ujit që përdoreshin nga atletët për një javë dhe zbuluan se numri i baktereve arrinte mesatarisht mbi 900.000 njësi formimi të kolonive për centimetër katror.

Përveç kësaj, 60 për qind e këtyre mikrobeve ishin në gjendje t’i bënin njerëzit të sëmurë.

Për tu hidratuar pa u dëmtuar, tregohuni më të zgjuar dhe më të vëmendshëm duke shmangur ripërdorimin e shisheve plastike që i keni përdorur një herë.

Në vend të kësaj, ju duhet t’i ricikloni ato pas përdorimit të parë duke i përdorur për diçka që nuk ka lidhje me ujin apo ushqimin ose më mirë akoma investoni në një shishe plastike pa BPA ose në shishe që përbëhen prej qelqi apo inox-i.

Jo vetëm që do të sillni përfitime në shëndetin tuaj por edhe do të mund të ndihmoni mjedisin, gjithashtu./Marrë nga LezhaNews