Përplasje mes kandidatëve për Mitrovicën: Faton Peci thotë se s’ka pas bashkëpunim me veriun, Arian Tahiri ia kthen me fakte
Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci i është kthyer përsëri çështjes së veriut, duke thënë se pjesa jugore e ka humbur mundësinë e artë që të bashkëpunojë me pjesën veriore pasi atje ka qenë kryetar Erden Atiq. Ai ka pretenduar se nuk ka filluar projekti për impiantin e ujërave të zeza me dy pjesët…

Lajme
Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci i është kthyer përsëri çështjes së veriut, duke thënë se pjesa jugore e ka humbur mundësinë e artë që të bashkëpunojë me pjesën veriore pasi atje ka qenë kryetar Erden Atiq.
Ai ka pretenduar se nuk ka filluar projekti për impiantin e ujërave të zeza me dy pjesët e Mitrovicës.
Mirëpo i ka reaguar menjëherë Arian Tahiri, kandidat i PDK-së duke thënë se projekti ka filluar dhe se është përfshirë edhe pjesa veriore e Mitrovicës.
“Mitrovica e Veriut nuk ka qenë e përfshirë, por ne e kemi përfshirë. Po flet konstatime të pasakta, s’po kam qare pa ndërhy”, ia ka kthyer Tahiri-Pecit.
Përplasje mes kandidatëve për Mitrovicën: Faton Peci thotë se s’ka pas bashkëpunim me veriun, Arian Tahiri ia kthen me fakte