Përplasje e ashpër në “Ferma VIP 2”: Big Mama fyen rëndë Albën dhe e pështyn në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur në edicionin e dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku tensionet mes konkurrentëve kanë kaluar çdo kufi. Protagoniste e këtij incidenti është këngëtarja dhe banorja e fermës, Big Mama, e cila ka shpërthyer në ofendime të rënda ndaj bashkëfermeres Alba. Debati i ashpër mes dy pjesëmarrëseve ka…

ShowBiz

08/05/2025 22:41

Një ngjarje e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur në edicionin e dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku tensionet mes konkurrentëve kanë kaluar çdo kufi.

Protagoniste e këtij incidenti është këngëtarja dhe banorja e fermës, Big Mama, e cila ka shpërthyer në ofendime të rënda ndaj bashkëfermeres Alba.

Debati i ashpër mes dy pjesëmarrëseve ka ndodhur në ambientet e fermës dhe ka degraduar deri në një veprim skandaloz – pështyrjen, e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjete sociale.

Në një moment nervozizmi, Big Mama ka ofenduar Albën me fjalë tejet fyese si: “pise femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”, ndërkohë që përdori edhe fjalor të papërshtatshëm në gjuhën serbe. Por ajo që tronditi më shumë ishte akti i saj i pështyrjes ndaj Albës, që është konsideruar nga publiku si tejkalim i çdo norme etike dhe njerëzore.

Ngjarja ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar sjelljen e Big Mamës, duke kërkuar masa disiplinore nga produksioni i spektaklit.

“Ferma VIP 2”, që nisi si një format argëtues me elemente bujqësie dhe sfidash fizike, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në arenë konfliktuale, ku tensionet mes banorëve shpesh marrin përmasa të papritura dhe shqetësuese.

Publiku dhe ndjekësit e emisionit kërkojnë reagim të menjëhershëm nga produksioni, për të vendosur standarde të qarta për sjelljen e banorëve dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të atmosferës brenda fermës.

@psaaajchoooo._ #fermavip @LUANA VJOLLCA @albapollozhani ♬ Originalton – psajjchooo