Përplasja në LDK: Abdixhiku kritikon Xhafer Tahirin, ky përgjigjet shkurt – “Gjithë LDK”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar veprimet e anëtarit të partisë, Xhafer Tahiri, duke dërguar një mesazh të qartë për qëndrimet brenda LDK-së. Në një intervistë për Klan Kosova, Abdixhiku tha se në parti nuk mund të ketë njerëz qëmbajnë “njërën këmbë brenda dhe tjetrën jashtë”, raporton lajmi.net Pas kësaj deklarate,…

Lajme

11/11/2025 22:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar veprimet e anëtarit të partisë, Xhafer Tahiri, duke dërguar një mesazh të qartë për qëndrimet brenda LDK-së.

Në një intervistë për Klan Kosova, Abdixhiku tha se në parti nuk mund të ketë njerëz qëmbajnë “njërën këmbë brenda dhe tjetrën jashtë”, raporton lajmi.net

Pas kësaj deklarate, ka reaguar vetë Xhafer Tahiri, i cili në një postim të shkurtër në rrjetet sociale ka shkruar:

Ky reagim shihet si përgjigje simbolike ndaj qëndrimit të kreut të partisë, në një kohë kur brenda LDK-së po zhvillohen debate për pozicionimet politike të disa figurave lokale.

“Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy e me një qafë në një parti tjetër”, deklaroi Abdixhiku.

Tahiri vendosi të përgjigjet shkurt: “Gjithë LDK”./Lajmi.net/