Përplaset një aeroplan në Somali
Në qytetin Afgoje të Somalisë është përplasur një aeroplan mallrash pas përpjekjes së dështuar për të ateruar në aeroportin e Mogadishus .

Bota
“Pas një përpjekje të dështuar për aterim në aeroportin e Mogadishus , një aeroplan mallrash u rrëzua në qytetin Afgoje të Somalisë”, thuhet në raportin e policisë vendore. Besohet se në aeroplan ishte edhe ish-kryeministri i Somalisë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.
Njëri nga dëshmitarët e rastit i cili jeton në qytetin Afgoje ka shkruar në llogarinë e tij në “Twitter” se piloti ka mbijetuar dhe se operacioni i shpëtimit është në vazhdim e sipër./arbresh.info.