Përplaset autobusi, 22 të vdekur
Rreth 22 veta kanë vdekur dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i një autobusi në Manila të Filipineve.Në pamjet e shpërndara nga ky aksident shihen rrënojat e copëtuara të autobusit të kuq, të shtrirë poshtë në rrugë, në të cilën ai u përplas.

Lajme
Autoritetet e atjeshme kanë njoftuar se autobusi me udhëtarë ka rrëshqitur nga një pjesë e autostradës në Manila, duke rënë mbi një makinë në pjesën e poshtme të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:15 në periferi të Paranaque City, njofton Agjencia e Lajmeve “Philippines News Agency (PNA).
Në pamjet e shpërndara nga ky aksident shihen rrënojat e copëtuara të autobusit të kuq, të shtrirë poshtë në rrugë, në të cilën ai u përplas.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti fatal.