Përplasen helikopterët, vdesin tre kampionë (Video)

9:13 | 10 Mars 2015

Një përplasje e tmerrshme mes dy helikopterëve ka lënë të vdekur dhjetë persona në mesin e tyre edhe dy fitues të medaljes së artë Olimpike, dhe një kampion në garë me vela.

Dy helikopterë që bartnin yje të sportit francez të cilët ishim mbledhur për një xhiruar një “reality-show” u përplasën në Argjentinë, duke lënë të vdekur 10 persona, përfshirë dy fitues të medaljes Olimpike, dhe një kampion në garë me vela.

Helikopterët u përplasën afër Villa Castelli në provincën La Rioja, rreth 1170 kilometra në veriperëndim të Buenos Aires, ka njoftuar Cesar Angulo, sekretar i sigurisë në La Rioja, për “TN Television”.

Të gjithë 10 personat që ishin në helikopterë, përfshirë tetë shtetas francezë dhe dy pilotët argjentinas, mbetën të vdekur.

Në mesin e të vdekurve janë notuesja kampione Olimpike, Camille Muffat, boksieri Alexis Vastine dhe lundruesi Florence Arthaud.