Përparim Rama voton në “Fakultetin Filozofik” në kryeqytet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin. Rama votoi në “Fakultetin Filozofik” në kryeqytet, ku pas votimit u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të marrin pjesë në mënyrë…

Lajme

12/10/2025 11:04

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin.

Rama votoi në “Fakultetin Filozofik” në kryeqytet, ku pas votimit u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor dhe të vendosin për të ardhmen e qytetit, raporton lajmi.net

“Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje të përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh tutje ai./Lajmi.net/