Përparim Rama takon ambasadorin australian: Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur për partneritete të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur të martën në takim ambasadorin australian, Richard Mason Rodgers.   Kryetari Përparim Rama ka shkruar në Facebook, se në takim kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë. “Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin Australian, Richard Mason Rodgers, i cili shërben në Kroaci dhe si ambasador…

Lajme

19/02/2025 09:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur të martën në takim ambasadorin australian, Richard Mason Rodgers.

 

Kryetari Përparim Rama ka shkruar në Facebook, se në takim kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin Australian, Richard Mason Rodgers, i cili shërben në Kroaci dhe si ambasador jo-rezident në Kosovë. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë, veçanërisht në fushat e zhvillimit urban, inovacionit dhe qëndrueshmërisë”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se “Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur për partneritete që sjellin ide të reja dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”.