Përparim Rama nis ditën me lajm të mirë, ndan pamje nga ndërtimi i rrugës Gllogovicë – Gregjenik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka publikuar sot një video në Facebook ku shfaqet asfaltimi i rrugës Gllogovicë – Gregjenik. Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjesi. Ndërtimi i rrugës Gllogovicë – Gregjenik” Pamjet tregojnë…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka publikuar sot një video në Facebook ku shfaqet asfaltimi i rrugës Gllogovicë – Gregjenik.
Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjesi. Ndërtimi i rrugës Gllogovicë – Gregjenik”
Pamjet tregojnë punimet që po zhvillohen në këtë segment rrugor, teksa punimet po i afrohen përfundimit.