Përparim Rama nga SHBA: Prishtina po përballet me bllokadë buxhetore nga Qeveria – kërkon investime amerikane

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama sot ka njoftuar se ka takuar Zëvëndësdrejtorin në Zyrën Për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jeremy Long. Rama ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vizionin e tij për kryeqytetin dhe se…

Lajme

06/12/2025 17:24

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama sot ka njoftuar se ka takuar Zëvëndësdrejtorin në Zyrën Për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jeremy Long.

Rama ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vizionin e tij për kryeqytetin dhe se ka ndarë shqetësimet për vështirësitë serioze me të cilat po përballet kryeqyteti, duke përmendur këtu bllokadën nga Qeveria Kurti.

“Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit”, ka shkruar Rama.

“Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real. Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë dhe së shpejti do të organizojmë një konferencë të veçantë për të prezantuar mundësitë dhe për të ndërtuar partneritete të reja.”, ka përfunduar Rama./Lajmi.net/