Përleshen fizikisht tre burra në Vushtrri, përdoret edhe arma
Policia ka arrestuar dje në Vushtrri tre persona të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Në raport thuhet se njëri prej të dyshuarve ka përdorur pistoletën e tij duke I’a drejtuar njërit prej të dyshuarve, shkruan lajmi.net. Pas intervistimit me vendim…
Lajme
Policia ka arrestuar dje në Vushtrri tre persona të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Në raport thuhet se njëri prej të dyshuarve ka përdorur pistoletën e tij duke I’a drejtuar njërit prej të dyshuarve, shkruan lajmi.net. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje dhe një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Fsh. Gojbulë-Vushtrri 31.05.2024 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve kishte përdorur një armë pistoletë duke i’a drejtuar njërit prej tyre. Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar pistoleta me një karikator pa fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje dhe një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/