Përkujtohen të rënët e Betejës së Koshares nga Komuna e Gjakovës
Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sot ka nderuar trimat e Betejës së Koshares, një ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në njoftimin e lëshuar nga komuna thuhet se në Kosharen e lavdishme, prehen trupat e 114 ushtarëve të Brigadës 138 të UÇK-së, të cilët në krye me Komandantin…

Lajme
Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sot ka nderuar trimat e Betejës së Koshares, një ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga komuna thuhet se në Kosharen e lavdishme, prehen trupat e 114 ushtarëve të Brigadës 138 të UÇK-së, të cilët në krye me Komandantin Agim Ramadani, 26 vite më parë, zhvilluan një luftë të përgjakshme kundër ushtrisë serbe, duke arritur të marrin në kontroll kufirin Kosovë-Shqipëri.
“Jeta dhe kontributi i tyre i pashoq në luftën për liri, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë”.
“Ndërsa neve, nuk na mbetet tjetër veçse t’i kujtojmë e nderojmë çdo ditë që frymojmë lirshëm, duke punuar me nder e vizion për vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Në fotografit e publikuara në Facebook nga komuna shihet se për homazhe ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.