Përkujdesje për Wengerin

Përveq humbjes së thellë nga Liverpool me rezultat 5:1, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger përjetoi edhe një rrëzim pas ndeshjes, derisa ishte duke u bërë gati për t’u kthyer në Londër. Andaj, një kompani e basteve ka vendosur të bëjë shaka në llogari të Wengerit dhe u përkujdes që strategu francez të mos e harroj…

Sport

13/02/2014 07:00

Përveq humbjes së thellë nga Liverpool me rezultat 5:1, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger përjetoi edhe një rrëzim pas ndeshjes, derisa ishte duke u bërë gati për t’u kthyer në Londër.

Andaj, një kompani e basteve ka vendosur të bëjë shaka në llogari të Wengerit dhe u përkujdes që strategu francez të mos e harroj incidentin në të ardhmen e afërt.

Në fakt, Betfair ka vendosur disa shenja të kujdesit rreth stadiumit të Arsenalit, Emirates, së bashku me hapësirat ku mund të kalojë Wenger.

Shenjat me siguri se nuk do të mirëpriten nga Wenger, i cili megjithatë duket se ishte më i kujdesshëm derisa doli nga stadiumi pas barazimit pa gola me Manchester Unitedin të mërkurën mbrëma.