Përkrahësi i VV-së që përplasi qenin me veturë del me video tjetër, i quan “zagarë” mbështetësit e PDK-së

Ditë më parë u publikua në rrjetet sociale video e një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje i cili duke bërë fushatë nëpërmjet një video live në rrjetet sociale e përplasi me veturë një qen endacak në rrugë.

Lajme

22/01/2021 17:39

E pasi ajo video u bë virale e u kritikua shumë, personi në fjalë ka bërë edhe një video tjetër ku ka shpërthyer në ofendime, shkruan lajmi.net.

Ai i ka quajtur mbështetësit e PDK-së me termin “zagarë” dhe ka thënë se qeni që e ka përplasur me veturë ka qenë “i PDK-së”.

Më poshtë mund ta shihni videon: