“Po sillen më keq se Limaj” – Kryetari i Nismës i kundërpërgjigjet Kurtit: Janë për muhabete të kafeve, pallavrat nuk shkojnë më

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me bisedimet politike për çështjen e presidentit. Kurti, duke folur për raportet dhe negociatat me partitë opozitare, kishte deklaruar se PDK-ja dhe LDK-ja “po sillen më keq se Limaj”, koment që nxiti reagimin e liderit të Nismës, transmeton lajmi.net. Në…

Lajme

07/05/2026 21:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me bisedimet politike për çështjen e presidentit.

Kurti, duke folur për raportet dhe negociatat me partitë opozitare, kishte deklaruar se PDK-ja dhe LDK-ja “po sillen më keq se Limaj”, koment që nxiti reagimin e liderit të Nismës, transmeton lajmi.net.

Në një deklarim në Debat Plus, Limaj kritikoi gjuhën dhe qasjen e Kurtit, duke thënë se një kryeministër duhet të sillet si burrështetas dhe jo të përdorë retorikë populiste.

“E bën për popullizëm, janë për muhabete të kafeve, sjellja e tij duhet të jetë burrështetasve. Tha veç unë e du Kosovën, e ka pru në rrafshin e odave. Me 51 për qind je ai me i pri këtij vendi”, ka deklaruar Limaj.

Ai foli edhe për procesin e negociatave politike, duke theksuar se marrëveshjet ndërmjet partive janë pjesë normale e funksionimit politik dhe nuk duhet të interpretohen ndryshe.

“Ka bërë mirë që i ka thënë këtë. Kemi negociuar, ka marrëveshje ose nuk ka, kur bëhet marrëveshja a quhet Pazar. Pallavrat nuk shkojnë më”, është shprehur Limaj./lajmi.net/