Kreshnik Smajlaj merr drejtimin e Aleancës në Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtine ka një kryetar të ri. Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në kryeqytet. Smajlaj ka siguruar votat e të gjithë delegatëve në sallë në një kuvend të stërmbushur. Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini e kanë vlerësuar lart organizimin e Kuvendit dhe e kanë…

Lajme

07/05/2026 21:06

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtine ka një kryetar të ri. Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në kryeqytet. Smajlaj ka siguruar votat e të gjithë delegatëve në sallë në një kuvend të stërmbushur.

Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini e kanë vlerësuar lart organizimin e Kuvendit dhe e kanë përgëzuar Smajlajn për punën e deritanishme dhe projektin e tij për AAK-në e kryeqytetit.

“Kryeqyteti ka një rëndësi të veçantë për Aleancën. Prishtina është qendra ku matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës. Prandaj, gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i ofruam mbështetje konkrete dhe vëmendjen që meriton një kryeqytet evropian.

Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në Prishtinë, ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ardian Gjini të shohim mobilizimin dhe energjinë e strukturave tona.

Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet.

Falënderoj kryetarin e deritanishëm, Brahim Mehmetaj, për angazhimin dhe kontributin e dhënë në krye të Aleancës në Prishtinë, si dhe për shërbimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën, drejt përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit”, shkruan Haradinaj në njoftim.