Përkeqësohet gjendja shëndetësore e e Ivanovicit
Iniciativa Qytetare SDP bën përgjegjës faktorin ndërkombëtar për gjendjen shëndetësore të liderit të tyre, Oliver Ivanovic. Ata thonë se gjendja e tij është përkeqësuar që nga koha kur është duke qëndruar në paraburgim.

Lajme
Iniciativa Qytetare SDP ka kujtuar se Oliver Ivanovic gjendet në grevë urie për 7 ditë duke kërkuar që të vazhdojë paraburgimin në Mitrovicë e jo në Prishtinë.
Anëtar të kësaj iniciative i kanë bërë të ditur përfaqësuesve ndërkombëtar në Kosovë se do të jenë përgjegjës nëse i përkeqësohet gjendja shëndetësore liderëve të tij.
“Ne mund të imagjinojmë se në çfarë gjendje shëndetësore është ai. Për këtë arsye ne i bëjmë me dijet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se do të jenë përgjegjës për gjendjen e shëndetësisë e Oliver Ivanovic”.
Kjo parti ka falënderuar epiqezën e Prizrenit dhe të Kosovës për ndihmën që e kanë bërë ata nga 27 janari, kur Ivanovic ishte arrestuar.
Gjyqtari i rastit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, më 27 janar ka marrë vendim për zgjatjen e masës së paraburgimit për Ivanonvic’in edhe për dy muaj.
Oliver Ivanovic akuzohet për krime të luftës të kryera gjatë vitit 1999 dhe të pasluftës në vitin 2000.