Perisic nuk qëndron te Bayerni, kjo është e ardhmja e lojtarit

Lojtari i huazuar nga Interi, Ivan Perisic, po flitet për një rikthim të mundshëm tek Zikaltërit, pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich.

Sport

05/02/2020 12:15

Kroati ka pësuar një lëndim i cili do e mbajë dy javë jashtë aksionit për Bavarezët.

Anise ka luajtur rregullisht gjatë këtij sezoni, lojtari mund të largohet nga kampionët në fuqi qysh në verë, pasiqë Bayern janë duke tentuar ta transferojnë Leroy Sanen dhe Karl Hawertz, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen e njërit prej tyre pakësohen ndjeshëm minutat për kroatin.

31-vjeçari u transferua në Allianz Arena verën e kaluar, me Conten i cili nuk e pa 31-vjecarin pjesë të skemave të tij.

Në 15 paraqitje në këtë sezon, Perisic ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë. /Lajmi.net/