Perin: Nuk jam pishman për kalimin tek Juventus

Mattia Perin do të ndajë rrugët me Juventus, në merkaton e janarit.

Sport

30/12/2019 18:53

Portieri italian, i cili cilësohej si Gianluigi Buffon i ardhshëm, nuk ka arritur të fitojë vendin e tij në Juventus.

Perin tashmë do të kthehet tek skuadra e Genoa, në formë huazimi, për të kaluar pjesën e mbetur të sezonit.

Pas testeve mjekësore, portieri ka bërë të ditur se nuk është pishman për kalimin tek Juventus, edhe pse nuk fitoi një vend startues.

“Po lë një nga skuadrat më prestigjioze në Evropë” ka thënë Perin, përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Isha në kontakt direkt me kampionë dhe mësova shumë se çfarë do të thot të ndjesh ‘nevojën për fitore’” ka shtuar portieri.

Perin ishte afër kalimit tek Benfica gjatë verës, por ai dështoi në testet mjekësore. /Lajmi.net/