Përgjigja që Rama i dha qytetarit kur e kritikoi mbi mbeturinat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është përgjigjur me sarkazëm një qytetari që e kritikoi për problemin me mbeturinat në kryeqytet. “Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ishte përgjigjja ironike e Ramës. Ndërkohë, organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” vazhdon të jetë në pikëpyetje, pas anulimit të takimit të paraparë në Athinë. Edhe pse drejtuesi…

Lajme

20/11/2026 12:52

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është përgjigjur me sarkazëm një qytetari që e kritikoi për problemin me mbeturinat në kryeqytet.

“Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ishte përgjigjja ironike e Ramës.

Ndërkohë, organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” vazhdon të jetë në pikëpyetje, pas anulimit të takimit të paraparë në Athinë.

Edhe pse drejtuesi i komunës e merr si shaka problemin, në fakt Prishtina po mbulohet nga mbeturinat duke shtuar rrezikun edhe për infeksione derisa shteti siç duket po rrezikon ta sigurojë rrymën teksa edhe vetë mbrëmë në Kuvend mbetën në terr./Lajmi.net/