Përgatituni për reklama në Facebook Messenger
Sipas një dokumenti që ka rrjedhur së fundmi, thuhet se, “bizneset do të jenë në gjendje për t’ju dërguar mesazhe në formën e reklamave atyre personave të cilët më parë kanë iniciuar një bashkëbisedim me atë kompani, duke përdor Facebook Messenger .” Kjo karakteristikë, nëse mund t’a quajmë kështu thuhet se do të lançohet diku nga mesi i vitit 2016.
Fun
Facebook tashmë ka lançuar në heshtje një karakteristikë që ka lidhje: Një lidhje të shkurtër në formën e fb.com/msg/KOMPANIA ku menjëherë hap një bisedë me kompaninë në fjalë. Është pak a shumë një rrugë e shkurtër sa i përket shërbimit ndaj klientit.
Mos harroni, Messenger është më shumë se vetëm një shërbim mesazhesh tani, është një platformë. Një platformë ku ju mund të luani një lojë shahu, të flisni me një asistent virtual dhe shumë më tepër. Në këtë rast, ndoshta reklamat nuk duhet t’ju vijnë si një surprizë e madhe./techsot