Përgatitet ankesë ndaj vendimit gjyqësor për Ivanoviqin

Avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Oliver Ivanoviqit, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit për dënimin e klientit të tij.

Lajme

22/01/2016 15:57

Pantoviq për agjencinë serbe “Beta” ka sqaruar se trupi i gjykatësve ka për detyrë që në kohë prej 15 ditëve, por në rastin e Ivanoviqit me ligj lejohet zgjatja e këtij afati deri në 60 ditë, transmeton lajmi.net.

Ivanoviq është dënuar me 9 vjet burg për akuzat se kishte kryer krime gjatë luftës në vitin 1999 dhe pas luftës në vitin 2000.

Ndërsa katër të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Dragolub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq, janë lënë të lirë. /lajmi.net