Përgatisni Susamka
Ndoshta u janë mërzitur përgatitjet e përditshme dhe keni nevojë për ndërrim të ushqimit. Ne ua preferojmë Susamkën, e cila nuk do t’ju zhgënjejë. Kohëzgjatja e përgatitjes: 40 minuta Përbërësit: 1 gotë qumësht të vakët 1 gjalpë 1 lugë çaji kripë 1 lugë çaji sheqer 1-2 lugë çaji tharm buke Miell sipas nevojës (brumi lihet…
Lifestyle
Ndoshta u janë mërzitur përgatitjet e përditshme dhe keni nevojë për ndërrim të ushqimit. Ne ua preferojmë Susamkën, e cila nuk do t’ju zhgënjejë.
Kohëzgjatja e përgatitjes: 40 minuta
Përbërësit:
1 gotë qumësht të vakët
1 gjalpë
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sheqer
1-2 lugë çaji tharm buke
Miell sipas nevojës (brumi lihet deri sa të bëhet i fortë, dhe deri sa të marrë ngjyrë).
Përgatitja:
Vendosim të gjithë përbërësit në një enë, deri sa ta fitojmë brumin. Pasi që brumi përgatitet, e lëmë të rrijë e të ftohet për një orë.
Pasi të ftohet, e shndërrojmë kuleç të vegjël dhe e bëjmë brumin e hollë, duke formuar forma të ndryshme.
Pasi të vendosen në tepsi, e thyejmë një ve dhe pak erëza të përziera dhe i lyejmë mbi me susam.
Brumin e vëmë në tepsi dhe e pjekim në nxehtësinë 250 gradë për 15 minuta. Dhe në fund, pasi të hiqen prej furrës i spërkasim me ujë.
Ju bëftë mirë!