Përfundon takimi Mustafa – Kurti, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Lajme

28/02/2020 19:23

Të dy palët nuk kanë pranuar të flasin për media.

Po ashtu as gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Edhe pse takimi është thirrur për taksën, deri me tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Pas këtij takimi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbledhjen e qeverisë por nuk ka folur rreth takimit të tij me Mustafën.

Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka folur rreth këtij takimi. /Lajmi.net/