Përfundon takimi mes O’Brien dhe Kurtit

Ka përfunduar takimi mes Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ky takim ka filluar sot nga ora 15:00. Ende nuk është deklaruar asgjë në lidhje me takimin dhe atë se çka kanë diskutuar. James O’Brien ka vizituar Kosovën pas vizitës…

Lajme

21/10/2024 16:18

Ka përfunduar takimi mes Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ky takim ka filluar sot nga ora 15:00.

Ende nuk është deklaruar asgjë në lidhje me takimin dhe atë se çka kanë diskutuar.

James O’Brien ka vizituar Kosovën pas vizitës së tij dje në Serbi nga ku është deklaruar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Asociacionit. /Lajmi.net/

Fotografi nga takimi: