Përfundon sezoni për basketbollistin e Vëllaznimit, Don Polloshka

Klubi i Vëllaznimi përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se basketbollisti, Don Polloshka do ta humbas sezonin aktual si pasojë e lëndimit. Polloshka pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar, dhe pas testeve mjekësore është udhëzuar që duhet të operohet, përcjell lajmi.net. Si pasojë e këtij lëndimi dhe nevojës…

Sport

26/01/2023 17:56

Klubi i Vëllaznimi përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se basketbollisti, Don Polloshka do ta humbas sezonin aktual si pasojë e lëndimit.

Polloshka pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar, dhe pas testeve mjekësore është udhëzuar që duhet të operohet, përcjell lajmi.net.

Si pasojë e këtij lëndimi dhe nevojës për operim, sezoni aktual për Polloshkan ka përfunduar.

“Ekipit do të i mungoj shumë shpirti luftarak i Don Polloshkas, dhe aftësitë e tij organizative. Por, neve na mbetet vetëm t’i urojmë atij shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë”, shkruante në komunikatën e KB Vëllaznimit./Lajmi.net/