Përfundon sezoni në Gjermani, Hamburgu për herë të parë në histori bie në ‘Bundesliga 2’

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së fundit në Bundesligën gjermane.

Sport

12/05/2018 17:32

Me fillim nga ora 15:30, janë zhvilluar nëntë ndeshjet e xhiros së fundit në elitën e futbollit gjerman, ku u arritën rezultate shumë interesante.

Kampionët e Bundesligës e kanë mbyllur me humbje sezonin, duke u mposhtur 1:4 në shtëpi nga Stuttgart.

Garë interesante ishte për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Tri skuadra e përfunduan sezonin me nga 55 pikë, Hoffenheim, Dortmund dhe Leverkusen, me dy të parët që siguruan Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Në anën tjetër, skuadra e Hamburgut për herë të parë në histori të klubit sezonin tjetër do të luajë një ligë më poshtë, duke u renditur në vendin e 17, një pozitë më lartë se vendi i fundit që mbahet nga Koln.

Wolfsburg do të kërkojë mbijetesën përmes Play Offit./Lajmi.net/