Përfundon procesi i tërheqjes së fletëvotimeve përmes postës: 33,841 pako nga diaspora pritet të numërohen në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i përkasin votimit përmes postës jashtë Kosovës, në kuadër të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale. Sipas KQZ-së, gjatë këtij procesi janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i përkasin votimit përmes postës jashtë Kosovës, në kuadër të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale.
Sipas KQZ-së, gjatë këtij procesi janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë dërguar nga 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Të gjitha këto pako, pasi të arrijnë në Kosovë, do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Afro 44 mijë qytetarë të regjistruar për të votuar përmes postës
Gjatë periudhës së regjistrimit, 43,933 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa afati për votim ka qenë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.
KQZ ka theksuar se vetëm pakot që i përmbushin kriteret ligjore do të konsiderohen të vlefshme dhe do të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale.
Komunikata e plotë nga KQZ:
Prishtinë, 14 tetor 22025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025. /lajmi.net/