Përfundon pjesa e parë pa gola ndërmjet Folgores dhe Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet, Falgores dhe Prishtinës.

Sport

22/06/2021 20:48

Prishtina ka pasur raste të mira në pjesën e parë në “Elbasan Aerna” kundër skuadrës nga San Marino, Folgore, shkruan lajmi.net.

Fillimisht ishte Kryeziu që qëlloi shtylën në minutat e para të pjesës së parë, e pastaj disa raste tjera, ku mund ta veçojmë goditjen e Otto John-it, por që portieri intervenoi.

Skuadra Folgore nuk pati shumë shanse dhe prisnin të rrezikonin përmes kundërsulmeve.

Sidoqoftë, skuadrat nuk arritën të tundin rrjetën e kundërshtarit dhe shkuan në pushime me rezultatin baras pa gola.

Rezultati i pjesës së parë, Folgore 0 – 0 Prshtina./Lajmi.net/