Përfundon pjesa e parë pa gola ndërmjet Chelseat dhe Leicesterit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Leicester Cityt dhe Chelseat.

Sport

15/05/2021 19:03

Ndonëse pati raste dhe skaudrat ishin nën “ethet” e 21 mijë tifozëve në kuadër të finales së FA Cup, rezultati qëndroi baras pa gola në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Problem për Leicester Cityn mbetet lëndimi i Johnny Evans, i cili doli nga loja shkaku i lëndimit.

Chelsea pati disa raste por, pa konkretizim në fund, ndërsa Leicester City ishin të kujdesshëm dhe rrezikonin me anë të kundërsulmeve.

Rezultati i pjesës së parë, Chelsea 0-0 Leicester City./Lajmi.net/