Përfundon pjesa e parë pa gola, gjithçka e barabartë në “Old Trafford”

Ka përfunduar pjesa e parë në Old Trafford, në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe AC Milan.

Sport

11/03/2021 19:43

Manchester United dhe AC Milan janë duke u ndeshur në një ndeshje elektrizuese në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.

Befasisht, ishte Milani i cili dominoi këtë pjesë, “Rossonerët” shënuan dy herë gol, por u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje dhe VAR.

Leao shënoi në fillim të ndeshjes, por goli u cilësua pozitë jashtë loje, dhe Kessie shënoi një gol të bukur në min (11′), por që u anulua nga sistmei VAR, pasi u konfirmua që mefushori “Rossoner” e ka prekur topin me dorë.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin pa gola. Manchester United 0-0 AC Milan./Lajmi.net/