Përfundon pjesa e parë me befasi mes Spezias dhe Interit

Spezia dhe Interi janë duke ndarë pikët në pjesën e parë, pasi rezultati pas 45 minutave është 1-1.

Sport

21/04/2021 21:33

Diego Farias (Spezia) ishte lojtari që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 12-të, përcjell lajmi.net.

Interi reagoi në përfundimin e pjesës së parë, duke barazuar shifrat me anë të Ivan Persicit.

Me këtë rezultat, ky do të ishte barazim i dytë radhazi për Interin./Lajmi.net/