Përfundon pjesa e parë: Juventus në epërsi minimale ndaj Romës

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin italian Juventus - Roma.

Sport

17/10/2021 21:35

Vendasit janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Moise Kean që realizoi me kokë pas një pasimi të afërt nga Rodrigo Bentacur (16′).

Tutje, ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që bënin përpjekje për të gjetur golin.

Dominimi i takoi Romës që gjithashtu kishin më shumë goditje në portë, mirëpo u mungoi finalizimi.

Rastin më të mirë për mysafirët e kishte Veretout, që dështoi të shënonte nga pika e bardhë (43’).

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë rezultoi të jetë 1 – 0./Lajmi.net/