Përfundon pjesa e parë: Girona – Barcelona 0:0

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes skuadrës së Gironas dhe asaj të Barcelonës. Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, Girona dhe Barcelona hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, 0:0, raporton lajmi.net. Barcelona regjistroi vetëm dy goditje drejt portës së Grionas, krahas kësaj të fundit që nuk…

Sport

28/01/2023 17:07

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes skuadrës së Gironas dhe asaj të Barcelonës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, Girona dhe Barcelona hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, 0:0, raporton lajmi.net.

Barcelona regjistroi vetëm dy goditje drejt portës së Grionas, krahas kësaj të fundit që nuk arriti ta bëjë as edhe një goditje drejt golit të Ter Stegen.

Ndërkaq, gjyqtari i ndeshjes shpërndau tre kartonë të verdhë deri tani, një për Ansu Fatin e një për Pedrin e Barcelonës dhe tjetrin ndaj Valentin Castellanos.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

Kujtojmë që në minutën e 25′ Ousmane Dembele la fushën për shkak të lëndimit./Lajmi.net/