Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Kazakistan, ky është rezultati
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Kazakistan, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Sport
Kuqezinjtë e kanë mbyllur me epërsi 2:1 gjysmën e parë, megjithatë pësuan një gol turpërues.
Sokol Cikalleshi (16′) dhe Ardian Ismajli (23′) realizuan dy gola për skuadrën e Edy Reja, por Aymbetov (24′) ngushtoi diferencën me një gol nga mesi i fushës që i shtangu të gjithë.
Kjo fitore do të vlente shumë për Shqipërinë, që mund të ketë shpresa për kalimin një ligë më lartë. /Lajmi.net/