Përfundon pjesa e parë: Chelsea në epërsi ndaj Evertonit

Chelsea është duke fituar ndaj Evertonit. 0:1 është rezultati i pjesës së parë në ‘Goodison Park’. Gjatë 45 minutave të para u zhvillua një ndeshje mjaft intensive, transmeton lajmi.net. Raste u krijuan nga të dy ekipet, por që nuk ishin konkrete. Në minutën e 18` Frank Lampard u detyrua të përdor një zëvendësim, duke e…

Sport

06/08/2022 19:32

Chelsea është duke fituar ndaj Evertonit.

0:1 është rezultati i pjesës së parë në ‘Goodison Park’.

Gjatë 45 minutave të para u zhvillua një ndeshje mjaft intensive, transmeton lajmi.net.

Raste u krijuan nga të dy ekipet, por që nuk ishin konkrete.

Në minutën e 18` Frank Lampard u detyrua të përdor një zëvendësim, duke e larguar nga loja Ben Godfrey për Mason Holgate.

Godfrey pësoi një lëndim të frikshëm në një përballje me njërin nga lojtarët e Chelseat, ku sipas spekulimeve thuhet se ai ka thyer kyçin e këmbës.

Mbetet të shihet pas njoftimit nga klubi se cila është shkalla e lëndimit të tij.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte Jorginho që shënoi nga pika e bardhë, për t`i dhuruar epërsinë ‘Bluve të Londrës’.

Kështu 45 minutat e para u mbyllën me fitore minimale 1:0 të Chelsea./Lajmi.net/