Përfundon pjesa e parë, 1:1 në ‘Stamford Bridge’
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në mes Chelsea - Leicester City.

Sport
Gjatë pjesë së parë të dy skuadrat Chelsea dhe Leicester Cityt, kanë gjetur golin.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea është duke barazuar me rezultat 1:1 me Leicesterin, përcjell lajmi.net.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli anglez James Maddison, i cili në minutën e 6’ të ndeshjes kaloi “Dhelprat” në epërsi prej 1:0, me një supergol të realizuar.
Golin e barazimit Chelsea e gjeti përmes mbrojtësit spanjoll Marcos Alonso, i cili shënoi në minutën e 34’ të ndeshjes.
Mbetet të shihet cili do të jetë rezultati final pas 45 minutash./Lajmi.net/