Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohen gjashtë persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Xërxë të Rahovecit në rrugën Gjakovë-Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar gjashtë persona. “Sot rreth orës 05:40,…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Xërxë të Rahovecit në rrugën Gjakovë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/