Përfundon pauza, pak deputetë kthehen në seancë – Mungojnë edhe ministrat
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme pas pauzës. Në sallë po mungon kabineti qeveritar, ndërsa u panë edhe shumë pak deputetë që po marrin pjesë. Në seancën e jashtëzakonshme po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.