Përfundon pauza 30-minutëshe, ende nuk nis seanca konstituive e Kuvendit

Edhe pas përfundimit të pauzës prej 30 minutash të kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ende nuk ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pauza u kërkua pas mungesës së marrëveshjes ndërmjet partive politike parlamentare lidhur me mënyrën se si do të votohet për nënkryetarët e Kuvendit. Partitë politike kanë paraqitur…

Lajme

09/09/2026 13:07

Edhe pas përfundimit të pauzës prej 30 minutash të kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ende nuk ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pauza u kërkua pas mungesës së marrëveshjes ndërmjet partive politike parlamentare lidhur me mënyrën se si do të votohet për nënkryetarët e Kuvendit.

Partitë politike kanë paraqitur propozimet e tyre për nënkryetarë, por mosmarrëveshjet rreth mënyrës së votimit kanë bërë që seanca të shkoj në pauz.