Përfundon pa fitues ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës

Dukagjini dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të, në Superligën e Kosovës.

Sport

01/04/2022 16:15

Dukagjini dhe Malisheva janë ndarë baras 0:0, në ndeshjen e sotme në Superligën e Kosovës.

Ishte një ndeshje për mbijetësë për të dy skuadrat, por që nuk arritën asnjëra të realizonin.

Të dy ekipet kishin rastet e tyre gjatë zhvillimit të lojës, por nuk u treguan kontret, pëcjell lajmi.net.

Pas këtij barazimi Malisheva radhitet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e tetë me gjithsej 29 pikë./Lajmi.net/