Nga 487 mijë në rreth 382 mijë vota: LVV feston pavarësisht rënies së madhe

Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar atë si një “fitore madhështore dhe bindëse”. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, partia e drejtuar nga Albin Kurti shprehu mirënjohje për votuesit brenda dhe jashtë Kosovës për mbështetjen e dhënë, raporton lajmi.net Në zgjedhjet e…

Lajme

17/06/2026 20:20

Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar atë si një “fitore madhështore dhe bindëse”.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, partia e drejtuar nga Albin Kurti shprehu mirënjohje për votuesit brenda dhe jashtë Kosovës për mbështetjen e dhënë, raporton lajmi.net

Në zgjedhjet e datës 28 dhjetor 2025, Vetëvendosje kishte 487,077 vota apo 51.10%, ndërsa tani ka 382, 865 vota apo 47.13%.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 7 qershorit, partia fitoi rreth 382 mijë vota, duke regjistruar një rënie prej afërsisht 104,212 mijë votash në raport me zgjedhjet e kaluara.

Pavarësisht kësaj rënieje, LVV mbetet subjekti i parë politik në vend dhe ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i LVV-së thotë: “Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës, brenda dhe jashtë Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit”./Lajmi.net/