Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA

Ka përfunduar me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA.

Sport

13/05/2022 15:05

Sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit kishte një numër të madh të trajnerëve të interesuar për këtë licencë.Drejtori teknik në FFK, Albert Bunjaki, tha se tani janë në fazën e modernizimit të edukimit për licencim, sipas standardeve të UEFA-s, të cilat nuk dallojnë prej atyre në Angli, Francë, apo ndokund tjetër.
Ai tregoi se UEFA, si dhe disa prej federatave anëtare, kanë filluar të punojnë në atë drejtim që të krijohen edhe licenca për grupmoshat e reja.

“I motivoj dhe i ftoj trajnerët që në të ardhmen të mos fokusohen vetëm te Licenca – B për trajner kryesor të ekipit A. Mundesh me e pas një ëndërr gjithmonë që të jesh me grupmosha të reja, pse jo, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të punosh me këto grupmosha”, është shprehur Bunjaki.  /Lajmi.net/