Përfundon gara në Evropian për Flaka Loxhën
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka dështuar të vazhdojë tutje në Kampionatin Evropian ‘Bulgaria 2022’.

Sport
Flaka Loxha ka dështuar të vazhdojë ëndrrën për medalje në Evropian, pasi u mposht nga xhudistja çeke Vera Zemanova.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u mposht në fazën e repsazhit nga Vera Zemanova, përcjell lajmi.net.
Me këtë humbje, Loxha përfundon garat në këtë Evropian pa medalje./Lajmi.net/