Përfundon gara kaotike e Toskanës, Hamilton i padiskutueshëm… sërish

Gara më kaotike e zhvilluar këtë sezon në Formula 1 është ajo e sotshmja, në Toskanë.

Sport

13/09/2020 17:40

Gjatë garës, dy herë kishte aksidente çka detyruan ndërprerjen e xhirove – ndërsa tetë pilotë e kishin të pamundur të vazhdonin garën.

Në fund, triumfues doli i zakonshmi Lewis Hamilton – i cili arriti fitoren e 90-të në karrierë dhe është afër sigurimit të titullit të shtatë botëror, e që do ta barazonte legjendën Michael Schumacher.

Pas tij u rendit homologu i tij te Mercedes, Valterri Bottas, teksa Alex Albon i Red Bull siguroi podiumin për herë të parë në karrierë.

Daniel Ricciardo përfundoi i katërti, ndërsa Sergio Perez i pesti.

10 pilotët më të shpejtë në Çmimin e Madh të Toskanës:

Hamilton
Bottas
Albon
Ricciardo
Perez
Norris
Kvyat
Leclerc
Raikkonen
Vettel. /Lajmi.net/